Një grua ka humbur jetën gjatë një vetaksidenti që ka ndodhur të dielën në fshatin Polluzhë të Drenasit.
Këtu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, shkruan Arbresh.info.
Sipas policisë, dyshohet se deri te vetaksidenti ka ardhur si pasojë e pakujdesisë nga ana e shoferit.
“Fsh. Polluzhë, Drenas 01.06.2025-14:43. Raportohet se vozitësi mashkull kosovar dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar vetaksident trafiku, ku si pasojë, lëndime të rënda ka pësuar vetë vozitësi, ndërsa pasagjerja femër kosovare ka mbetur e vdekur. Njësitë përkatëse policore janë duke trajtuar rastin”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Arrestohen tre të dyshuar për rrahje mes vete, njëri u ther ...
Pas shembjes së dheut në një rrugë të Prishtinës, intervisto...
Gjenden armë e uniforma në një shtëpi të pabanuar në Zubin P...
Gjendet mjet i pashpërthyer në një fushë në Rahovec
KRU Prishtina do të ndërhyrjë në disa zona të kryeqytetit, p...
“No Kings” – Protestat kundër Trumpit në A...