Donald Trump vlerësoi miliarderin Elon Musk për përpjekjet e tij për të reduktuar shpenzimet federale gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Zyrën Ovale, pasi u njoftua se njeriu më i pasur në botë po largohej nga administrata e presidentit amerikan.
Ndërkohë, mes pyetjeve që gazetarët i drejtuan më pas ishte dhe situata e ish presidentit Joe Biden, të diagnostikuar së fundi me kancer. Trump tha se nuk i vjen keq për të.
“Nëse ju vjen keq për të, të mos iu vijë. Ai ka lënduar shumë njerëz. Sinqerisht, mua nuk më vjen aspak keq për të”, tha Trump.
Vitet e fundit, Trumpi e kishte akuzuar administratën e Biden se e përdorte Departamentin e Drejtësisë për t’u përfshirë në një “gjueti shtrigash” kundër tij, pavarësisht se shumë nga akuzat e tij penale dhe 34 dënimet e tij për krime ndodhën në gjykatat më të ulëta jashtë qeverisë federale.
Në konferencë sakaq, Musk u shfaq me syrin e nxirë, çka nuk i shpëtoi vëmendjes së të pranishmëve, e më tej, as publikut të gjerë. CEO i Tesla-s u justifikua duke thënë se mavijosja ishte pasojë e goditjes së djalit të tij pesë vjeçar.
“I thashë më godit me grusht në fytyrë dhe ai e bëri”, tha Musk, që shtoi se rezulton që edhe një pesë vjeçar mund të japë një goditje të tillë./tch
Gjyqtarin e Speciales e zë gjumi në seancë, teksa avokati i ...
“Të gjithë në paraburgim për shpërdorim detyre”/ Rama ironiz...
Kim Jong Un emëron vajzën e tij, si trashëgimtare të pushtet...
“ZPS nuk ka prova që Veseli drejtoi SHIK`un gjatë luftës”
BE-ja zgjat mandatin e përfaqësuesit për dialogun Kosovë-Se...
Nga ankthi e depresioni deri tek rikthimi i madh, Araujo rrë...