Policia e Shkodrës ka goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i kontrolleve intensive të zhvilluara në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinata”. Gjatë kontrolleve të ushtruara në territorin e qarkut, janë evidentuar dhe asgjësuar gjithsej 1233 bimë dhe fidanë të dyshuar si kanabis (777 fidanë dhe 456 bimë narkotike).
Operacioni u zhvillua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe atij të Malësisë së Madhe, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër. Në njësitë administrative Shalë, Pult dhe Postribë u gjetën dhe asgjësuan 777 fidanë dhe 382 bimë kanabis, ndërsa në territorin e njësisë administrative Shkrel u asgjësuan 74 bimë të tjera.
Në lidhje me këto raste, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallëzim krimi”, një Specialist Pyjesh, shtetasi A. M., dhe një Roje Mjedisore, shtetasi L. A.
Policia bën me dije se vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike. Operacioni antikanabis “Koordinata” do të vijojë në të gjithë territorin e qarkut, me fokus goditjen e paligjshmërisë dhe forcimin e sundimit të ligjit./euronews.al
Nga Turqia raportohet se Zhegrova mund t’i bashkohet F...
“Botëror ëndrrash” për Gonzalo Garcian, golashënues i turnir...
Gjendet trupi i pajetë i një të moshuari në ujërat e liqenit...
Rritet numri i viktimave nga reshjet në Teksas
Zjarri i madh në Corroticë të Preshevës, Sinani: Flakët janë...
Osmani: Loxha ishte më shumë se fushëbetejë, simbol i rezist...