Të shtunën në mëngjes, një aeroplan i vogël u rrëzua në një ndërtesë banimi në lagjen Kleinenbroich, qyteti Korschenbroich, në rajonin e Rajn (Rhein-Westfalen Veriore) në Gjermani.
Në aksident humbën jetën piloti i aeroplanit dhe një person tjetër.
Sipas informacionit fillestar, aeroplani u përplas në kopshtin e përparmë të një shtëpie, duke dëmtuar rëndë fasadën dhe murin e ndërtesës. Një pjesë e shtëpisë ka marrë flakë dhe re të dendura tymi janë ngjitur mbi zonën.
“Tjetër herë sigurohu që dera të qëndrojë e mbyllur”, Trump këshillon Macronin pas incidentit me gruan
Piloti kishte raportuar probleme me motorin ndërsa ishte në ajër, duke kërkuar të ulej në aeroportin e Mönchengladbach-ut, por fatkeqësisht aksidenti ndodhi para se të arrinte atje.
Në vendngjarje janë angazhuar forca të shumta të policisë, zjarrfikësve dhe shërbimeve të shpëtimit, që po punojnë për menaxhimin e situatës dhe hetimin e shkakut të aksidentit. /tch
Nagavci dënon dhunën në shkollën “Pavarësia”: Asnjë rast nuk...
Bashkësia Islame e Kosovës mbështet marshin “Liria ka emër”
Forcohet zbatimi i strategjisë për armë të vogla, të lehta d...
Kurti: Nesër do t’i përgjigjemi obligimit për seancë konstit...
Konjufca pret që nesër të formohet Qeveria
IJF-ja shkruan për Krasniqin dhe synimet e ardhshme të saj