Me fillim nga ora 16:00, “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes së barazhit, ku Llapi kërkon vazhdimin e qëndrimit në Superligë.
Ndërsa me qëllimin për ngjitje në Superligë, në kryeqytet udhëton Vushtrria, ku për herë të fundit në këtë kompeticion ishte në sezonin 2019-20, kur edhe ra nga liga aso kohe pas humbjes nga Ballkani me rezultat 1-3, njofton Klankosova.tv.
Për ndeshjen e sotme, interesim të madh kanë shfaqur të dyja tifozeritë, e të cilat kanë premtuar spektakël në tribuna.
Vushtrria e ka siguruar barazhin pas fitores 3:1 ndaj Lirisë së Prizrenit, ndeshje kjo e cila u luajt më 24 maj, teksa Llapit i duhet të luftojë që betejën në Superligë ta vazhdojë pasi këtë sezon mbeti në vendin e 8-të.
Bedri Hamza: Dy kuvende, një qëndrim – në mbrojtje të çlirim...
“Korridori i 8” përfshihet zyrtarisht në infrastrukturën e s...
LDK kërkoi që në rezolutë të përfshihet një pikë për vrasjet...
“Liria ka Emër” përshëndet miratimin e Rezolutës nga Kuvendi...
PDK përshëndet dhe falënderon deputetët për votimin e Rezolu...
Kuvendi i Kosovës miraton ‘Rezolutën e Hagës’, veç 1 kundër