Sulmet ndaj gjinekologut Afrim Veliu, Prokuroria autorizon policinë për hetimin e rastit

15:50 | 27 Maj 2025
E.G

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar policinë për mbledhjen dhe grumbullimin e informatave të nevojshme lidhur me sulmin ndaj mgjinekologut Afrim Veliu.

Kështu thanë për Arbresh.info nga kjo prokurori.

Ajo tha se lidhur me rastin është inicuar rasti ”Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”

“Prokurori i shtetit ka inicuar rastin ”Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” bazuar në Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Prokurori i shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës për mbledhjen dhe grumbullimin e informatave të nevojshme lidhur me këtë çështje.”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë.

Ndryshe, dy ditë më parë një mjet shpërthyes është gjetur tek ordinanca e gjinekologut Afrim Veliu në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet.

Ndërkaq, ditë më parë ai u godit me një mjet metalik teksa po futej në veturë, të premtën mbrëma në lagjen e tij në Ulpianë.

Lidhur me rastin, Policia kishte se Veliu kishte pësuar lëndime të lehta trupore, ndërsa i dyshuari ndodhej në arrati dhe se s’dihej motivi i rastit.

“Mbrëmë rreth orës 21:30, është raportuar për një sulm fizik, të ndodhur në rrugën “Henry Dunant” në lagjen Ulpiana të Prishtinës. Sipas informacioneve të para dyshimet janë ngritur se, teksa po futej në veturë viktima është goditur në kokë me një mjet metalik nga një person i panjohur. Viktima ka pësuar lëndime të lehta dhe ka marrë trajtim mjekësor. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa motivi i sulmit mbetet i panjohur”, kishte deklaruar Borovci.

Për atë që kishte ndodhur kishte folur edhe vetë gjinekologu, i cili kishte deklaruar se sulmi nuk ndërlidhet me punën e tij dhe se nuk ka dyshim për ndonjë person apo për ndonjë çështje.

“Nuk i di motivet, për besë. Po më duket e rastësishme më shumë. Mirë jam shumë, super”, kishte deklauar Veliu./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale