Pezullohet fluturimi Prishtinë – Jeddah

13:45 | 22 Prill 2026
Q L

Kompania ajrore saudite me kosto të ulët, Flynas, ka pezulluar përkohësisht linjën ajrore ndërmjet Prishtinës dhe Jeddahit.

Kjo linjë ishte inauguruar më 1 tetor të vitit të kaluar dhe ka operuar deri më 12 prill.

Ishte hera e parë që pati fluturim direkt nga Kosova në Arabinë Saudite.

Sipas planifikimeve aktuale, fluturimet pritet të rifillojnë më 3 shtator dhe do të vazhdojnë deri më 23 tetor.

Ndërkohë, orari i fluturimeve për sezonin dimëror 2026/27, i cili nis më 25 tetor, ende nuk është publikuar.

Jeddah është qyteti i dytë më i madh i Arabisë, pas kryeqytetit Riad.

Konsiderohet si porta hyrës për myslimanët që vizitojnë Mekën dhe Medinën.

Shpërndaje në rrjete sociale