Në Itali ka shpërthyer një skandal i madh, pasi katër persona janë arrestuar si pjesë e një hetimi ndaj një kompanie eventesh me bazë në Milano, e cila dyshohet se shërbente si mbulesë për një rrjet prostitucioni.
Sipas raportimeve të mediave italiane, kompania ofronte “evente luksoze gjithëpërfshirëse” për klientë të pasur dhe persona të njohur, ku përfshiheshin qëndrime në hotele, festa private, eskorta dhe përdorimi i oksid azotit, substancë që është e ndaluar për përdorim rekreativ në Itali.
Ligji italian nuk e konsideron prostitucionin si vepër penale në vetvete, por ndalon përfitimin financiar nga organizimi apo shfrytëzimi i saj.
Hetimet dyshohet se lidhen me evente të zhvilluara në Milano dhe në ishullin grek Mykonos.
Sipas raportimeve të Il Giornale, ANSA, si dhe mediave sportive Corriere dello Sport dhe Tuttosport, prokuroria në Milano është duke analizuar pajisje të sekuestruara dhe mesazhe për të zbardhur rastin.
Në kuadër të hetimeve, raportohet se janë identifikuar rreth 65 mbiemra futbollistësh që kanë dalë gjatë analizimit të materialeve të sekuestruara. Në mesin e tyre përmenden, sipas mediave italiane, edhe emra si Cancellieri, Giroud, Hakimi, Maldini, Arthur Melo, Ruggeri, Skriniar, Vicario, si dhe të tjerë.
Gjithashtu janë përmendur edhe emra të tjerë si Soualiho Meité, Nuno Tavares dhe Carlos Augusto, ndërsa në raportime thuhet se ish-futbollisti Dejan Stanković ka pasur kontakte disa herë me një nga personat e arrestuar.
Media italiane raportojnë gjithashtu se në dosje figurojnë edhe emra të tjerë si Bastoni, Leao, Vlahović, Bellanova, Calafiori, Bisseck, Pinamonti, Ricci dhe Scamacca, por deri tani nuk ka konfirmim zyrtar për ndonjë akuzë ndaj tyre.
Hetimet janë ende në zhvillim dhe autoritetet nuk kanë dhënë deklarata që konfirmojnë përgjegjësinë e ndonjërit prej të përmendurve.
Kurti mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Yllka Fejzullah...
Futbollistja kroate bëhet virale me paraqitjen në Coachella
Gjykimi i krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama: Fola me Trumpin, ...
FEMSH kërkon ndërhyrje urgjente nga qeveritë për krizën e çm...
KQZ pa buxhet për zgjedhjet eventuale, i duhet rreth 7 milio...
Ndalohet një rast i kontrabandës në Kamenicë, sekuestrohen m...