Mediat iraniane raportojnë se Marina e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka sekuestruar dy anije mallrash, MSC Francesca dhe Epaminondas, të cilat janë transferuar në ujërat territoriale të Iranit për inspektim të ngarkesës dhe dokumenteve.
Anijet akuzohen se operonin pa autorizim dhe kryen shkelje të përsëritura. Sipas IRGC, ato tentuan të largoheshin nga ngushtica e Hormuzit “në fshehtësi” dhe manipuluan sistemet e navigimit.
Marina paralajmëroi se po monitoron lëvizjet në ngushticën strategjike dhe do të ndërmarrë veprime të vendosura kundër shkelësve.
Raportet iraniane thonë se janë sulmuar tre anije mallrash, ndërsa dy prej tyre janë kapur dhe po shoqërohen drejt brigjeve iraniane.
Ky zhvillim vjen pas deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump, i cili tha se po zgjaste armëpushimin SHBA–Iran, duke ruajtur njëkohësisht bllokadën e porteve iraniane përpara bisedimeve të planifikuara në Pakistan.
Dukagjini, finalisti i dytë i Kupës
“Ne kundër botës”, Brikena poston video me Mateo...
Ariu i zi ngec në një pemë për disa orë në New York, dalin p...
Finale historike në Kupën e Kosovës: Dukagjini–Ferizaj, njër...
Trump: Bisedimet SHBA-Iran mund të zhvillohen brenda 72 orëv...
Mali i Zi më afër anëtarësimit në BE