Në fund të kësaj jave, Instituti i Mjekësisë Ligjore pritet të dorëzojë raportin e autopsisë ku tregohen gjetjet dhe shkaqet e vdekjes së dizajnerit Festim Isufi.
Drejtori i IML-së, Ditor Haliti, ekskluzivisht në një prononcim për Arbresh.info ka bërë të ditur se raporti i autopsisë për rastin e Festim Isufit ka përfunduar dhe në fund të javës pritet t’u dorëzohet organeve kompetente.
“Mjeku përgjegjës e ka përfunduar raportin, ka mbete vetëm procedura e brendshme e jona të kryhet dhe të dorëzohet. Pra, nuk është dorëzuar ende raport. Do të dorëzohet deri në fund të javës”, tha ai për Arbresh.info.
Lidhur me këtë rast, mediumi Arbresh.info sot gjatë ditës ka dërguar pyetje edhe në adresë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë lidhur me atë nëse është intervistuar bashkëshortja e viktimës, Rina Maloku, dhe në çfarë cilësie është intervistuar, por akoma nuk ka marrë përgjigje.
Ndryshe, një ngjarje e rëndë ka ndodhur më 9 maj në “Rrugën B” të Prishtinës, ku dizajneri Festim Isufi u gjet i vdekur në banesën e tij në “Rrugën B”, ndërsa gruaja e tij u gjet e plagosur nga therja me thikë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, dyshohet se 34-vjeçari ka therur me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas ka goditur veten.
Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ditë më parë ka konfirmuar nisjen e hetimeve për këtë rast.
Në njoftimin zyrtar thuhet se është iniciuar procedurë penale me kallëzim penal për “Hetim mbi vdekjen”, në përpjekje për të zbardhur plotësisht rrethanat që çuan në këtë tragjedi.
Motivet dhe detajet e plota të incidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa hetimet janë në vazhdim./Arbresh.info/Edona Krasniqi/
LEXO EDHE:
Policia konfirmon vdekjen e një personi te Rruga B, një grua është e plagosur
Varroset sot Festim Isufi, i cili dyshohet se vrau veten pas plagosjes së bashkëshortes
Personi i vdekur në Rrugën B dyshohet se është dizajner i njohur kosovar
Mjekësia Ligjore: Ende nuk ka përfunduar raporti për rastin e Festim Isufit
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit