Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër dy zyrtarëve policorë , A.Sh dhe S.K , për veprën penale “Marrje ryshfeti”.
Në njoftim thuhet se zyrtarët policor derisa ishin në pikë kontrolli me 20 prill 2025 në Poterq të Klinës, kanë ndaluar një veturë për tejkalim të shpejtësisë, përcjell arbresh.info.
Të njëjtit, zyrtarët policor i kishin kërkuar 20 euro e më shumë t’i dërgoj në pompën e derivateve në Pejë.
“Sipas aktakuzës, dy të pandehurit në cilësinë e zyrtarëve policorë nga Njësiti i Trafikut në Pejë, me dashje e me qellim të përfitimit në mënyrë të kundërligjshme, me datë 20 prill 2025 në fshatin Poterq të komunës se Klinës, në atë mënyrë , derisa të pandehurit kanë qenë në pikë kontrolli, i pandehuri S.K ka ndaluar veturën Golf 8 për shkak të tejkalimit të shpejtësisë dhe shkelje të ligjit për kundërvajtje në trafik, ashtu që të pandehurit me qëllim që të mos i shqiptojnë gjobë të dëmtuarit i i kishin kërkuar që 20 euro e më shumë euro ti dërgoj në pompën e derivateve në Pejë, ku dëshmitari i cili është punëtor i pompës se derivateve, me pas kartëmonedhën e parave ja kishte dhënë zyrtarit policor A.Sh”, thuhet në njoftim.
Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtore dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila ju vihet në barrë.
Po ashtu, prokurori i shteti me rastin e ngritjes se aktakuzës , ka propozuar gjykatës që të pandehurve përveç demit, t’ju shqiptohet edhe ndalimi i ushtrimit të profesionit./Arbresh.info
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...
Ambasadori i ri gjerman viziton Mitrovicën e Veriut, thotë s...