Zgjerimi i rrugës nga Ura e Veternikut deri në hyrje të Komunës së Graçanicës, segmenti nyja te Gorenja deri në Hajvali, e cila është hiq më shumë se 3. 66 kilometra dhe me një zgjerim prej 7 metrash, ende nuk ka përfunduar, ani pse puna këtu ka nisur tash e një vit.
Kontrata mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe kompanisë së kontraktuar “K.N.P.SH. PAPENBURG&ADRIANI COMPANY SH.P.K” ishte nënshkruar më 26 prill të vitit 2024 dhe ishte paraparë që puna të përfundonte brenda 135 ditëve.

Për këtë rrugë ishte nënshkruar kontrata në vlerë hiq më pak se 1 milion e 737 mijë e 811 euro, raporton Arbresh.info.



Por, zgjerimi dhe rruga përveç që nuk u përfunduan në afatin e paraparë në kontratë, në tetor të vitit 2024, Ministria e Infrastrukturës kishte dhënë një tender tjetër për zgjerimin e rrugës nga Ura e Veternikut deri në hyrje të Graçanicës.

Tenderi në vlerë prej 173 mijë e 140 euro, ishte dhënë për punë shtesë që kishin dalë në këtë rrugë dhe përmes procedurës së negociuar.


Punët shtesë ishte vendosur t’i kryejë konsorciumi i njëjtë që e kishte fituar tendering 1.7 milionë euro, kompania “K.N.P.SH. PAPENBURG & ADRIANI COMPANY SH.P.K”.
Në anën tjetër, pronarët e bizneseve dhe vozitësit që frekuentojnë këtë rrugë ankohen se po u dëmtohen veturat dhe po shkaktohen pluhra nga mos asfaltimi i rrugës.
Në një prononcim për Arbresh.info, banorët lokalë shprehen të zhgënjyer me ecurinë e punimeve, të cilat, sipas tyre, kanë nisur shumë kohë më parë por ende nuk po japin rezultat të dukshëm. Ata theksojnë se vonesat po ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e përditshme, duke shkaktuar trafik të rënduar dhe dëmtime të vazhdueshme në vetura për shkak të infrastrukturës së papërfunduar.

“Kjo rrugë ka filluar më shumë se një vjet që të punohet, mirëpo shumë ngadalë janë duke shkuar. Kjo rrugë po na pengojnë shumë neve shofereve , po më dhimbet nafti ta harxhoj, po shkoj me autobus veç mos me qëndru në kolonë. Krijohen kolona më shumë se një kilometër në të dyja drejtimet. Ka dëmtime edhe në automjete”, pohon ky qytetar.
‘Kjo rrugë ka filluar në fillim të vitit të kaluar, planifikimet kanë qenë që të kryhet për 6 muaj, sot jemi në 2025 dhe nuk është kurrkund. Vështirësi ka shumë kolona ka shumë, një pjesë është me gropa shumë. Automjetet e kompanisë që punojnë janë tërë ditën në rrugë, ku e bllokojnë një kah të rrugës dhe tërë ditën jemi në kolona. Me njerëzit e ministrisë gjithmonë jemi ankuar, por ata po i japin disa arsyetime të vetat “jo një kompani e ka filluar, e ka lënë ajo”.

Çfarë ka ndodhë në këtë moment në këtë rrugë, ky është viti i dytë nuk e kam idenë pse”, tha ky qytetarë.

E për mos përfundimin e këtij projekti dhe mbetjes së rrugës në një gjendje të keqe “Arbresh.info” ka pyetur Ministrinë e Infrastrukturës, por deri në momentin e publikimit, institucioni nuk ka dhënë ndonjë përgjigje lidhur me mos respektimin e afatit të përfundimit dhe shkaqet e vonesës së këtij projekti./Arbresh.info/
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...