Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prishtinë, ku një foshnjë e posalindur dhe pa shenja jete është gjetur në një deponi të mbeturinave në Matiqan.
Lidhur me rastin e rëndë, Agron Botovci zëdhënës i policisë për Arbresh.info ka deklaruar se së bashku me Prokurorinë e Shtetit me seriozitet po e hetojnë rastin.
“Ftojmë këdo që ka informacion lidhur me ngjarjen të kontaktojë direkt Policinë”, deklaroi Borovci.
“Sot rreth orës 11:00, policia ka pranuar informatën lidhur me dyshimet për një foshnje të braktisur në afërsi të deponisë së mbeturinave në rrugën “Qëndresa” në Prishtinë. Të gjitha njësitë relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se foshnja e porsalindur është pa shenja jete. Përderisa trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, me seriozitet është duke u trajtuar rastin dhe ka iniciuar një hetim mbi vdekjen”, theksoi ai./Arbresh.info
LEXO EDHE:
E rëndë/ Gjendet foshnje e porsalindur e braktisur në Prishtinë, prokuroria nis hetimet
E rëndë/ Gjendet foshnje e porsalindur e braktisur në Prishtinë, prokuroria nis hetimet
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit