Një ngjarje e rëndë është raportuar se ka ndodhur në Prishtinë mëngjesin e sotëm.
Një foshnje e porsalindur është gjetur e braktisur pranë një deponie mbeturinash në lagjen “Matiqan” të kryeqytetit, raporton Arbresh.info.
Lidhur me këtë, Prokuroria Themelore në Prishtinë për Arbresh.info ka bërë të ditur se janë ndërmarr të gjitha masat dhe veprimet hetimore për këtë rast.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrin Shala tha se prokurori kujdestar ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme. Për detaje të hollësishme, Shala shtoi se do deklarohen më vonë.
“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se Prokurori kujdestar eshte njoftuar për rastin aktual, është në ndërmarrjen te gjitha masave dhe veprimeve hetimore për këtë çështje. Për me shume informacione ju njoftojmë ne vazhdimësi”, bënë të ditur Shala./Arbresh.info/
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...