Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se me datë 15.05.2025, me urdhër të prokurorit të shtetit, njëra nga të pandehurat K.A. është ndaluar për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Përvetësimi në detyrë”.
Sipas hetimeve, të pandehurat, në cilësinë e personave zyrtar, në Institucionin Parashkollor ‘’Botanika’’ në Komunën e Prishtinës, dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës zyrtar kanë përvetësuar mjete financiare që u janë besuar për shkak të pozitës që mbanin, duke i shkaktuar dëm buxhetit të komunës në Prishtinë.
Andaj, me kërkesë të Prokurorit të rastit, ndaj njërës nga të pandehurat iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, mbetet e përkushtuar në luftimin e korrupsionit dhe keqpërdorimeve me fondet publike, duke i ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për parandalimin e këtyre rasteve në përputhje me ligjin.
UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në ...
Moti sot në Shqipëri
Meloni bisedë telefonike me Zelenskyn: Italia, mbështetje em...
Sot fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV