Një tërmet me magnitudë 5.9 ballë goditi ishullin e Kretës në Greqi dhe u ndje deri në Egjipt në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, por nuk u raportuan dëme serioze materiale.
Tërmeti ishte në një thellësi prej 35 kilometra pranë ishullit të Karpathos në Detin Mesdhe, tha Instituti Gjeodinamik i Athinës, duke i shtyrë autoritetet greke të lëshojnë një paralajmërim të përkohshëm për cunami, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Greqia është një nga vendet më të prirura ndaj tërmeteve në Evropë dhe një nivel i paparë aktiviteti sizmik tronditi ishullin turistik të njohur të Santorinit për javë të tëra në fillim të këtij viti.
Komandat Remi: Çdo derë që po hapim është një mesazh i qartë...
Kristian Prenga para duelit me Joshuan: Po stërvitem më fort...
Inter tërhiqet nga gara për Vicarion, tashmë ka dy alternati...
“Jam shqiptar, kam tapinë e tokës sime”, flet personi që u r...
Abdixhiku: Kosova duhet ta marr gazin amerikan para Serbisë,...
Ylli i Aston Villas objektivi i parë i Arsenalit për merkato...