Ish-polici, Renato Feri është arrestuar sot pasi fotografoi votën e tij dhe e publikoi në rrjetet sociale, një veprim i ndaluar nga ligji gjatë procesit zgjedhor.
Në postimin e bërë në rrjete sociale, Feri shfaqet duke votuar për Ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha.
Ai është një emër i njohur për strukturat e policisë, pasi në vitin 2023 ai u përjashtua nga atje pas një incidenti.
Gjatë kohës që po lëvizte me motor si civil, ai refuzoi t’u bindet urdhrave për ndalim nga Forcat “Shqiponja”, duke shtuar shpejtësinë dhe duke ofenduar efektivët, ngjarje kjo e cila ndodhi pranë Pallatit me Shigjeta në Tiranë.
Pasi u shmang ndalimit, Feri u kap më vonë në autostradën Tiranë–Elbasan, pas një ndjekjeje të organizuar nga forcat policore./Euronews.al

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, arrestohet regj...
I nxehti godet Francën, raportohet për shtatë viktima
Rüdiger drejt rinovimit me Real Madrid, arrihet marrëveshja ...
Hoti: Sot ekzekutohen shtesat prej 100 euro për pensionistët...
Sulmet e reja amerikane, reagon ushtria iraniane: Do të kenë...
Presidenti Begaj takon Papa Leone XIV, e fton për vizitë në ...