Një sherr mes dy personave pranë një qendre votimi në Fushë Milot dyshohet se ka përshkallëzuar në përdorimin e armëve.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në qendrën e votimit 0871 në Shkollën 9-vjeçare “28 Nëntori” në Fushë Milot.
Siç mëson A2cnn, dy personat e konfliktuar janë Kastriot Preng Perdoda dhe Astrit Lleshi.
Konflikti ka nisur brenda perimetrit të sigurisë në forme debati me fjale dhe ke përfunduar jashtë perimetrit të sigurisë.
Sipas informacioneve paraprake shtetasi Kastriot Perdoda dyshohet se ka shtënë një herë në ajër me armë zjarri, jashtë perimetrit të sigurisë. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, arrestohet regj...
I nxehti godet Francën, raportohet për shtatë viktima
Rüdiger drejt rinovimit me Real Madrid, arrihet marrëveshja ...
Hoti: Sot ekzekutohen shtesat prej 100 euro për pensionistët...
Sulmet e reja amerikane, reagon ushtria iraniane: Do të kenë...
Presidenti Begaj takon Papa Leone XIV, e fton për vizitë në ...