Çfarë dihet deri më tani për rastin tragjik në Rrugën B në Prishtinë?

08:17 | 10 Maj 2025
E.K

Një ngjarje tragjike ka tronditur kryeqytetin të premten pasdite, ku një burrë është gjetur pa shenja jete, ndërsa gruaja e tij ka mbetur e plagosur.

Rasti ka ndodhur në rrugën “B” në Prishtinë, ku dyshohet se një konflikt familjar ka përfunduar me pasoja fatale.

Sipas informacioneve paraprake, 34-vjeçari Festim Isufi dyshohet se ka sulmuar me thikë bashkëshorten e tij, 31-vjeçaren Rina Isufi. Pas këtij akti, ai është gjetur i vdekur në banesë nga njësitet policore.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar të plagosurën për trajtim mjekësor.

Nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) është bërë e ditur se gjendja shëndetësore e saj nuk paraqet rrezik për jetën, dhe ajo është lëshuar për trajtim të mëtejshëm nën përcjellje të Policisë.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar nisjen e hetimeve për këtë rast. Në njoftimin zyrtar thuhet se është iniciuar procedurë penale me kallëzim penal për “Hetim mbi vdekjen”, në përpjekje për të zbardhur plotësisht rrethanat që çuan në këtë tragjedi.

Motivet dhe detajet e plota të incidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa hetimet janë në vazhdim./Arbresh.info

LEXO EDHE:

Policia konfirmon vdekjen e një personi te Rruga B, një grua është e plagosur

Policia konfirmon vdekjen e një personi te Rruga B, një grua është e plagosur


Të ngjashme