Policia e Kosovës ka realizuar dy operacione të suksesshme kundër trafikimit të narkotikëve, ku ka arrestuar gjashtë persona dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme substancash narkotike.
Operacioni i parë ka ndodhur në Ferizaj, ku dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi u gjetën me rreth 1.659.80 gram marihuanë, dy automjete, dy telefona mobilë, dhe një shumë prej 6.265 euro, shkruan Arbresh.info.
Gjatë një kontrolli të mëtejshëm në Prishtinë, janë gjetur prova shtesë, duke përfshirë substanca të tjera narkotike dhe material për ndarjen e lëndëve narkotike. Ata janë ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit.
Operacioni i dytë ka ndodhur në Prizren dhe Prishtinë, ku katër persona janë arrestuar për lidhje me kultivimin dhe shpërndarjen e kanabisit dhe kokainës. Gjatë operacionit, janë sekuestruar 175 bimë kanabis, 461 gram kokainë, një veturë, para të gatshme dhe telefona mobilë. Një person tjetër është ende në kërkim nga autoritetet.
Operacionet janë realizuar në bashkëpunim me Njësitë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë dhe autoritetet përkatëse, ndërsa hetimet vazhdojnë./Arbresh.info/
Ankaraja kërkon zgjatjen e armëpushimit midis Iranit dhe Sht...
Orbán nuk do të marrë pjesë në samitin e tij të fundit të BE...
Rriten çmimet e biletave, Stacioni i Autobusëve del me njoft...
Shtëpia e Bardhë mohon se ShBA-ja ka kërkuar zgjatje të armë...
Luis Enrique “makthi” i skuadrave angleze në Lig...
ShBA: Asnjë anije nuk ka kaluar bllokadën në 48 orët e para