Policia Rajonale e Pejës ka njoftuar se një person është arrestuar për kanosje.
Rasti raportohet të ketë ndodhur në Vitomiricë, shkruan Arbresh.info.
“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, nёnstacioni policor nё Vitomiricё, më datën 05.05.2025, rreth orёs 20:10, ka ardhur ankuesi i cili deklaron se derisa ishte duke qëndruar nё shtёpinё e vёllait tё tij nё fshatin Vitomiricё-Pejё, ka ardhur i dyshuari i cili e ka kanosur viktimën, pas ndërhyrjes sё familjarëve i dyshuari ёshtё larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia ka kёrkuar tё dyshuarin nё adresën e banimit, ku i njëjti ёshtё shoqëruar nё Stacionin Policor nё Pejё dhe gjatё intervistimit nga hetuesit ka deklaruar se posedon dy (2) armё me leje valide nё shtёpi, transmeton Klankosova.tv.
Me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit nga i dyshuari janё sekuestruar armёt me leje pёr arsye sigurie:njё pushkё gjuetie , 27 copё fishekё tё sё njëjtёs armё, një armё pistoletё Canik, 40 copё fishekё copё fishekё tё sё njëjtёs armё.
I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, lirohet nё procedurë të rregullt./Arbresh.info/

Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...