Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku është lajmëruar nga Ferizaj, ku po shënohet 35 vjetori i degës së kësaj partije në këtë qytet.
Derisa të gjithë po presin përgjigjen e tij për ftesën e Kurtit, për koalicion, Abdixhiku ka shkruar se sonte ndodhet në Ferizaj dhe ka uruar themeluesit e kontribuesit e kësaj dege.
E plotë:
Sonte, në Ferizaj, me Visarin, mes kryetarëve e anëtarëve të nëndegëve, në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të degës tonë.
Kënaqësi e madhe takimi i ngrohtë me ata që i japin LDK-së angazhimin e pandalshëm.
Rrugëtimi vazhdon.
Urime gjithë themeluesve e kontribuesve në këto tri dekada e gjysmë histori./Arbresh.info/
Fisnik Asllani flet për golin e bukur, humbjen ndaj Mainz 05...
LVV: Pashkët na rikujtojnë fuqinë e shpresës, ringjalljes dh...
Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të parë
Një i dyshuar në kërkim, pas të shtënave me armë pranë Shtëp...
Çfarë dihet rreth operacionit për shpëtimin e pilotit amerik...
Zjarr në një apartament në Tiranë