Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pas dështimit për herën e njëmbëdhjetë për t’u konstituuar Kuvendi i Kosovës, tha se mund të vijnë edhe 111-të herë të tjera, por Albulena Haxhiu nuk kalon.
“Për Albin Kurtin, Albulena Haxhiu duket të jetë më e rëndësishme se sa rreth 1milion qytetarë që kanë votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe që kanë dhënë verdiktin e tyre. Por në mungesë të besimit të numrave, të shumicës për t’u bërë vetë kryeministër, ai po luan me Albulena Haxhiun duke mbajtur atë si kandidaten që nuk kalon”, tha Krasniqi.
Sipas tij, Haxhiu nuk kaloi e as nuk do të kalojë as në të ardhmen. “Ai e ka më të lehtë që ta sakrifikojë atë sesa të dalë e të matet vetë meqë secili e di që ai nuk i ka numrat”, shtoi kreu i PDK-së.
Krasniqi tha se Kurti duhet ta kuptojë se nuk mund ta mbajë peng me zor shtetin.
“Ne jemi të gatshëm t’i marrim përgjegjësitë tona, por si duket LVV-ja duke mos dashur ta pranojë humbjen që ka pësuar në zgjedhje, sepse kërkesa e tyre ka qenë referendum e referendumi ka dështuar, po vazhdon ta mbajë vendin peng. Përgjegjësia është e tyre, atyre u takon ta bëjnë hapin e parë. I ftoj ta ndërrojnë këtë mentalitet autoritar, imponues dhe të vijnë me një kandidaturë që mund ta zhbllokojë këtë situatë, përndryshe mund të vijmë edhe 111 herë të tjera, por Albulena Haxhiu nuk kalon”, tha ai./rtk
Ish-zëdhënësi i Aleancës Veriatlantike në kohën e luftës: Nu...
Trump lajmëron marrëveshjen/ Irani ka pranuar të mos ketë ar...
Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën
“Kontrata u vazhdua pa vullnetin e Gjestit”, avokati i artis...
1 muaj paraburgim për Liridon Fetahun, i kërkuar për vrasje ...
Mo Salah konfirmon largimin nga Liverpooli në fund të sezoni...