Pas publikimit të letrës së kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti të dërguar kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar Ramush Haradinaj.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se ky reagim i Kurtit është i vonuar, raporton Arbresh.info.
Sipas tij, Kurti këtë veprim që ka bërë sot është dashur ta bëjë menjëherë pas zgjedhjeve.
Haradinaj shprehet skeptik që kjo letër e Kurtit dërguar Ablixhikut do mund ta ndërroj situatën e tanishme.
“Besoj që është një praktikë që ishte dashur të ndodhë menjëherë pas zgjedhjeve. Nuk e besoj që ajo letër do e ndryshojë gjendjen, Kurti është dashur të bëjë edhe veprime tjera. Në Kosovë është një situatë e rëndë. Rritja e çmimit të energjisë është bërë problem i madh për prodhuesit”, shprehet Haradinaj./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Tragjedi në Krime, rrëzohet avioni rus, humbin jetën 29 pers...
BBC për Kosovën: Ëndrra e madhe që u ndal në prag të histori...
45 vjet nga demonstratat e vitit 1981
Osmani: Dardanët na dhanë krenari dhe bashkuan një komb të t...
Dy komisione të Kuvendit mblidhen sot
E mërkura sjell mot të paqëndrueshëm, reshje shiu e bore në ...