Deri i javës në Ligën Premier i takoi Chelseat që fitoi 3-1 ndaj Liverpoolit në kuadër të javës së 35-të.
Chelsea e nisi shumë mirë takimin, praktikisht duke shënuar që në start.
Pedro Neto asistoi te Enzo Fernandezi cili shënoi për 1-0, duke e hapur takimin.
Londinezët shënuan edhe pak pa u mbyllur pjesa e parë me Noni Madueken, poir që ishte në pozitë jashtë loje.
Me të nisur pjesa e dytë, Chelsea shtoi epërsinë, pasi mbrojtësi Jarell Quansah shënoi në portën e tij për 2-0.
Krejt çfarë bëri kampioni që u shpall javë më parë, Liverpooli, ishte një gol me Virgil van Dijk që me kokë gjeti rrjetën për 2-1.
Chelsea gjeti rrjetën edhe në kohën shtesë, me Cole Palmer që ishte i saktë nga penalltia për 3-1.
Kjo fitore e afron Chelsean me Ligën e Kampionëve, pasi tani kanë 63 pikë, aq sa Newcastle në vendin e katërt.
Liverpooli mbetet me 82 pikë, aq sa kishte kur u shpall zytarisht kampion.
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...