Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje ka goditur punëtorin e sigurimit.
Siç njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh viktima në vetëmbrojtje ka përdor një sprej kundër të dyshuarit.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Rr. Xhorxh Bush, Prishtinë 02.05.2025 – 03:10. Është raportuar se në një lokal, ka ndodhur një mosmarrëveshje mes punëtorit të sigurimit dhe të dyshuarit mashkull kosovar, ky i fundit ka goditur fizikisht viktimën të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima në vetëmbrojtje ka përdor një sprej kundër të dyshuarit. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia./Arbresh.info
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?