Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka thënë se nuk po ndryshon metoda e votimit në mes të procesit.
Me anë të një postimi në Facebook, Murati shkroi se metoda e votimit po ndryshohet në fillim të procesit, pasi siç theksoi ai, kryesuesi i seancës e fton përfaqësuesin e partisë fituese, ta propozojë nominimin për Kryetar të Kuvendit, përcjell Arbresh.info.
“Për ata që po ankohen se sot u ndryshua metoda e votimit në mes të procesit: Jo, nuk po ndryshohet metoda e votimit në mes të procesit. Metoda e votimit po ndryshohet në fillim të procesit”, shkroi Murati.
“Sa herë që dështon një proces votimi, siç ka ndodhur në seancat e kaluara, rifillon një proces i ri. Prandaj secilën herë, siç edhe e keni vërejtur, në çdo proces të ri, Kryesuesi i seancës e fton përfaqësuesin e partisë fituese, Lëvizja Vetëvendosje, ta propozojë nominimin për Kryetar të Kuvendit”, tha ai./Arbresh.info
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...