Milani dhe Interi kanë pranuar lidhjet e tyre me grupet e tifozërivë të organizuara, mes të cilëve kishte pjesëtarë të familjeve mafioze që organizonin aktivitete të paligjshme dhe siguronin përfitime nga ndeshjet e të dy skuadrave dhe favoret që u garantonin ato.
Ky është përfundimi i prokurorisë së Milanos e tashmë ky është edhe përfundimi i Komisioneve Disiplinore të Federatës Italiane, përcjell Arbresh.info.
“Gazzetta Dello Sport” bën të ditur se të dy klubet, larg syve të publikut janë takuar shpesh me hetuesit e Federatës dhe kanë gjetur akordin, duke pranuar fajin, për të zbutur dënimet e tyre.

Kësisoj, pritet vetëm lajmërimi zyrtar për dënimet që janë dhënë tashmë për klubet, ashtu si edhe personat që kanë qenë në kontakte të vazhdueshme duke pranuar kërkesa të ultrasve duke thyer rregulloret përkatëse të Federatës që ndalon kontakte dhe akorde të veçanta me persona që kanë lidhje me grupe mafioze.
Dënimet e dhëna, të zbutura nga pranimi i klubeve në fjalë, parashikojnë një javë pezullim për Hakan Çalhanoglun si dhe trajnerin e Interit, Simone Inzaghi, të cilët nuk do të jenë të pranishëm në ndeshjen e të shtunës ndaj Veronës.
Interi pritet të ndëshkohet me 70 mijë euro gjobë, ndërsa Milani me 30 mijë euro.
30 mijë euro do të jetë gjoba për mesfushorin turk të Interit, teksa 15 mijë euro për Inzaghin.
Me 14500 euro gjobë pritet të dënohet edhe ish-kapiteni, legjendar i Interit, Javier Zanettin.
Ndërkohë, ka gjoba edhe për tre persona të tjerë të strukturave të të dy klubeve të cilët janë funksionarë që kanë lidhje me tifozerinë dhe sigurinë.
Nën hetim ishte edhe Davide Calabria, por ai nuk ka pranuar paktin dhe do të dëshmojë para gjykatës disiplinore.
Ndërsa Giuseppe Marotta është shpallur i pafajshëm, pasi para se të takohej me ultrasit, ka vepruar sipas rregullores duke njoftuar autoritetet e federatës, si dhe policinë italiane.
Dënimi më i rëndë u dha për Çalhanoglu pikërisht për faktin se kishte takuar ultrasit-mafiozë në mënyrë private, edhe pse klubi i kishte kërkuar shprehimisht të mos e bënte një gjë të tillë.
Përleshja në Ferizaj, i përfshirë edhe reperi Buta – policia...
Grabitje e armatosur në Zym të Prizrenit, sulmohen dy qyteta...
Kapet sasi e madhe drunjsh në kufi me Serbinë, policia jep d...
Shtetasja serbe raporton rrejshëm sulmin ndaj vajzës së saj,...
Man City kampion i Anglisë? Pep Guardiola tregon se si mund ...
Brikena nuk arrin ta prek finalen e madhe të Big Brother Alb...