Gjysmëfinalet e “play-off”-it të Superligës së basketbollit do të vazhdojnë me super ndeshje këtë mesjavë.
Garat shtesë kanë dhuruar emocione dhe adrenalinë, që po vazhdon të rritet, përcjell Arbresh.info.
Mesjava i sjell sfidat e katërta gjysmëfinale, që janë shumë të rëndësishme.
Skuadra që i shënon tri fitore kualifikohet në finale.
Të gjitha ndeshjet gjysmëfinale janë fituar deri më tani nga vendësit.
Në kryeqytet sonte do të ndeshen Sigal Prishtina me Trepçën, në një tjetër sfidë që pritet të jetë shumë interesante. Takimi nis me fillim nga ora 19:00.
Prishtinasit synojnë fitoren dhe ta barazojnë serinë në 2:2, kurse mitrovicasit të fitojnë dhe të kualifikohen për herë të katërt radhazi në finale.
Takimin e parë e fituan mitrovicasit 80:65, të dytin e fituan prishtinasit pas vazhdimeve 90:83, ndërsa të tretin mitrovicasit 67:61./Arbresh.info
Sa fituan klubet nga Champions League? PSG kryeson listën e ...
NASA: Shpërthimi i meteorit mbi SHBA ishte sa 300 tonë TNT
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve
Kurti për raportet me Ramën: Marrëdhënie të mira, por dallim...
Rastet me fruth, mobilizohen prindërit, rreth 800 fëmijë të ...
Shqipëria për herë të parë do të ketë ligj për Inteligjencën...