Elseid Hysaj ka humbur gjyqin me Napolin në Gjykatën e Kasacionit. Përfaqësuesit e presidentit De Laurentis fituan ndaj lojtarit të Kombëtares shqiptare, i cili duhet të paguajë 40 mijë euro si dhe shpenzimet e gjyqit.
Një histori e gjatë mes Hysaj dhe Napolit, që daton nga viti 2019. Asokohe lindi një revoltë në skuadrën e Ancelottit, që pas në nëntorin e vitit 2019, disa lojtarë refuzuan të rikthehen në kampin stërvitor.
Klubi i Napolit sanksionoi ata që po protestonin në mënyrën e tyre. Në nëntorin e vitit 2021, vetëm Hysaj vendosi ta ndjekë çështjen më tej.
Mirëpo krejt çka mori Hysaj është një supergjobë prej 40 mijë euro. Gjoba është më e ulët se 65 mijë euro që Napoli kishte kërkuar. Një shifër kjo e barabartë me 25% të pagës që fitonte Hysaj.
Aktualisht, Elseid Hysaj djersit fanellën e Lazios./Arbersh.info
Horoskopi i datës 1 qershor, e hënë
Moti sot me diell e vranësira
Kurti për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e V...
Hoxha për takimin me Kurtin: Theksuam nevojën për projekte s...
Molliqaj: Punëtorët më të pasigurt se kurrë, më 7 qershor vo...
Vetura godet dy këmbësorë në Mitrovicë, njëri pëson lëndime ...