Real Madridit nuk po i shkon mbarë asgjë kohëve të fundit.
Qysh prej eliminimit në Ligën e Kampionëve nga Arsenali, klubi madrilen ka humbur finalen e Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës, si dhe ka marrë lajme të këqija sa i përket lëndimit të disa futbollistëve, shkruan Arbresh.info.
Pas Camavingas, Rudigerit, një tjetër lëndim i konfirmuar është ai i mbrojtësit të majtë, Ferland Mendy.
Ai u lëndua në takimin final të Kupës së Mbretit me Barcelonën dhe tashmë nuk do të jetë i gatshëm të ndihmojë Realin në pjesën e mbetur të sezonit.
Mendy pas ekzaminimeve mjekësore del se ka probleme në kuadricepsin e djathtë dhe rikuperimi i tij do të marrë kohë.
View this post on Instagram
Ai në fushë do të rikthehet në fillimin e sezonit 2025/26. Përveç Mendyt edhe Camavinga ka humbur sezonin, teksa Rudiger mbetet të shihet nëse mund të jetë gati për Kampionatin Botëror për Klube i cili nis në mesin e qershorin./Arbresh.info
Horoskopi i datës 1 qershor, e hënë
Moti sot me diell e vranësira
Kurti për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e V...
Hoxha për takimin me Kurtin: Theksuam nevojën për projekte s...
Molliqaj: Punëtorët më të pasigurt se kurrë, më 7 qershor vo...
Vetura godet dy këmbësorë në Mitrovicë, njëri pëson lëndime ...