Një shofere 21-vjeçare është gjobitur me 300 euro nga Policia e Kosovës në Ferizaj për tejkalim të shpejtësisë.
Në njoftim thuhet se më datë 28.04.2025, rreth orës 12:20, në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, është ndaluar një shofere me inicialet S.H., 21 vjeçe, e cila po drejtonte një veturë të tipit VË Golf me targa vendore, përcjell Arbresh.info.
E njëjta është kapur duke qarkulluar me shpejtësi prej 112 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar i shpejtësisë është 50 km/h.
“Për këtë kundërvajtje, ndaj saj është shqiptuar gjobë në vlerë prej 300 eurosh, janë dhënë 3 pikë negative, si dhe është caktuar masa mbrojtëse e ndalimit të patentë shoferit për një periudhë prej 6 muajsh, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Deponohen mbi 1 mijë euro të falsifikuara në dy banka të ven...
Në dy raste të ndara gjendet drogë brenda burgut të Dubravës
Zyrtarja e lartë e OKB-së: Komuniteti ndërkombëtar t’i japë ...
Historia e jashtëzakonshme e Bodo/Glimtit – një sukses...
Sulm me thikë në Washington, pesë të vdekur
48 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë, shqiptohen m...