Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhje të veturës në Prishtinë
Siç njofton policia, në orët e paradites të datës 28.04.2025, Policia në Mitrovice kishte pranuar një informatë për një veturë te vjedhur në Prishtinë
Rreth orës 22:00, derisa një njësi policore kishte qene ne një pikë kontrolli në Mitrovicë, kishin vërejtur automjetin për te cilin ishte dhënë njoftimi se ishte i vjedhur në Prishtinë.
“Zyrtarët policor kanë tentuar ta ndalojnë automjetin, mirëpo ngasësi nuk ishte ndaluar në urdhrin e policisë por kishte vazhduar me shpejtësi të madhe kështu që njësia policore ishte vënë në ndjekje të automjetit dhe pas një kohe kanë arritur që të ndalojnë automjetin në fshatin Vllahi të Mitrovicës”, thuhet në njoftimin nga policia.
Policia bën të ditur se vetura pas procedurave i është kthyer pronarit./Arbresh.info/
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...