Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pasi Komuna e Prishtinës ka rinisur punimet në sheshin “Xhorxh Bush”.
Me anë të një postimi në Facebook, Abdixhiku ka shkruar se inspektorët partiak vendosën që të bllokojnë punimet në këtë shesh me arsyet e mbrojtjes së trashëgimisë, ndërsa theksoi se punimet nuk do të ndalen, përcjell Arbresh.info
Ndër të tjera, Abdixhiku përmendi edhe punimet të mbikalimi në lagjen Arbëria, nënkalimi te Kuvendi, punimet në Rrugën A, unaza e jashtme e plane të tjera që sipas tij janë bllokuar për tre vite rresht.
“Të paaftit dinë vetëm bllokadë! Për tre vite rresht kanë bllokuar në vazhdimësi Sheshin George Bush për një trashëgimi, mbikalimin në Dragodan po ashtu për trashëgimi; nënkalimin te Kuvendi sërish dhe natyrisht për trashëgimi. Kanë bllokuar Rrugën A për një rast të humbur në fund në gjykatë; Unazën e Jashtme me mos aprovim të një kredie pothuajse falë; Planin Zhvillimor Komunal me interesa të përçudnuara bizneso-partiake, e tatimet vetanake me ligje anti-kushtetuese! Duhesh të jesh vërtet i mbrapshtë për një sjellje të tillë. Duhesh të urresh shumë një qytet të tërë për ta bllokuar kaq shumë! Prishtina do të fitojë. Edhe tash, edhe në vjeshtë! Puna le të vazhdojë! Puna, do të vazhdojë! Kjo gërmadhë shpejtë do të shndërrohet në një ndër sheshet më ikonike në vend”, ka shkruar Abdixhiku./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Pavarësisht ndalimit – Komuna e Prishtinës rinis punimet në sheshin “Xhorxh Bush”
Aksident i rëndë në Gjermani, kamioni shtyp makinën
Sulmi më i rëndë me armë në shkollë në historinë e pasluftës...
Sylvinho: Qasja në pjesën e parë ishte e gabuar, ndoshta mun...
Vrasësi masiv la një letër lamtumire – policia austriake bes...
Asllani: Në shtator duhet Shqipëri tjetër, trajneri na kërko...
Bajrami kërkon hetim nga Prokuroria Speciale për dyshimet mb...