
Foto nga arkiva
Një aksident trafiku ka ndodhur këtë të premte në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
Sipas konfirmimeve nga Policia e Kosovës, si pasojë e përplasjes është lënduar drejtuesi i motoçikletës.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Arbresh.info se njësiti i trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimin e rrethanave të aksidentit.
“Sot rreth orës 11:30 në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit është lënduar ngasësi i motoçikletës. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, deklaroi ajo./Arbresh.info
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...