Bologna ka bërë një tjetër paraqitje të madhe në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, duke mposhtur Empoli edhe në ndeshjen e kthimit dhe siguruar biletën për në finale.
Pas fitores bindëse 3:0 në takimin e parë, skuadra që në këtë edicion ishte pjesë edhe e Champions League e ka konfirmuar formën edhe të enjten mbrëma, duke fituar 2:1 në “Stadio Renato Dall’Ara”, për një rezultat të përgjithshëm 5:1 në dy ndeshje.
Ndeshja ka nisur më mirë për vendasit, që kanë kaluar në epërsi qysh në minutën e shtatë me golin e Giovanni Fabbian.
Empoli ka arritur ta rikthejë baraspeshën përkohësisht me golin e Viktor Kovalenko në minutën e 33-të, por Bologna e ka vulosur fitoren në minutën e 86-të me një gol të Thijs Dallinga.
Bologna tash do të përballet në finalen e madhe më 14 maj me Milan.
Kontrabanduan 30 dele nga Serbia, njëri arratiset e tjetri a...
27 Maji – Dita kur u konfirmua aktakuza për krime lufte ndaj...
Kurti sot zhvillon takim me kongresistë amerikanë
Izraeli intensifikon sulmet në Liban, mbi 30 viktima, mes ty...
Sot Kurban Bajrami, Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar d...
Presidenti Begaj uron Bajramin nga qyteti i shenjtë i Mekës