Komuna e Rahovecit ka njoftuar se të premten në orën 14:00, do të rivarrosen eshtrat e Elhami Tahiragës, i vrarë gjatë sulmit serb në korrik të vitit 1998.
Sipas njoftimit ceremonia e rivarrimit do të zhvillohet në varrezat e martirëve në Rahovec.
Identifikimi i eshtrave të Elhami Tahiragës është realizuar në muajin mars të këtij viti, përmes metodës shkencore të ADN-së, ka bërë të ditur Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.
Në njoftim thuhet se, “Ceremoninë e rivarrimit e organizon Komuna e Rahovecit dhe Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.”/Arbresh.info
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...
Eurodeputeti Terras i zhgënjyer me dështimin e zgjedhjes së ...
Vetaksident në Prishtinë, një person i lënduar