Shtatë personat e arrestuar të hënën si të dyshuar për planifikimin dhe vrasjen e rreshterit Muhamet Lika do të dalin sot para Gjykatës Themelore në Ferizaj.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Gentiana Hoxha, zëdhënëse e kësaj gjykate.
Seanca dëgjimore ndaj të dyshuarve do të nis nga ora 13:00.
LEXO EDHE:
Hoxha: Në mesin e të arrestuarve për vrasjen e rreshterit Lika është edhe një ish-pjesëtar i FSK-së
Kujtojmë se Njësia Speciale ka zhvilluar dje një aksion ku ka bastisur tetë lokacione në Kaçanik dhe një në Klinë.
Nga ky aksion në pranga kanë përfunduar shtatë persona të cilët akuzohen për planifikim dhe vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika me 1 prill 2025 në Kaçanik.
Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Gazmend Hoxha në një konferencë për media ka bërë të ditur se motivi i vrasjes dyshohet se është puna e Likës së polic./Arbrsh.info
LEXO EDHE:
Hoxha: Motivi i vrasjes së rreshterit Muhamed Lika dyshohet se lidhet me punën e tij si polic
Rasti i vrasjes së rreshtetit Lika, arrestohen shtatë persona
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...