Shtatë persona janë arrestuar sot në Kaçanik si të dyshuar për planifikimin apo përfshirjen në vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika.
Kështu ka bërë të ditur drejtori i përgjithshëm i PK-së, Gazmend Goxha në një konferencë për media pas operacionit policor.
“Janë bastisë 9 lokacione shumica në Kaçanik dhe një në Klinë. Gjatë operacionit janë arrestuar 7 persona të cilët dyshohet se kanë marr pjesë në planifikimin ose ekzekutimin e vrasjes së rreshterit Muhamet Lika. Të gjithë personat janë të arrestuar dhe janë në proces të intervistimit nga hetuesit”, tha Hoxha.
“Janë sekuestruar dy vetura, telefona celular, disa laptop, një armë zyrtare me 30 fishekë, maska, tyta armësh, kapela sportive, rroba, fishek, dylbi si dhe prova të tjera që do të shërbejnë për dokumentimin e rastit”, shtoi Hoxha./Arbresh.info
OVL-UÇK kujton dëshmorët e Komunës së Istogut
Raportohet për të paktën 3,375 iranianë të vrarë gjatë luftë...
Të shtëna me armë në një qendër tregtare në New Jersey, një ...
Zyrtare: Malisheva ndanë rrugët me trajnerin Elon Berisha
Negociatat SHBA-Iran në Islamabad vazhdojnë, Witkoff dhe Kus...
Kurti kujton masakrën në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenoci...