Gjesti është shpallur fitues i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania.
Ai ka fituar plot 100 mijë euro, duke lënë në vend të dytë këngëtaren Rozana Radi.
Të shumtë kanë qenë personazhet publike që e kanë përkrahur në këtë rrugëtim.
E në mes tyre ishte edhe artistja Dafina Zeqiri, e cila e uroi publikisht në postimin e tij të ndarë në rrjete sociale.
“Urime. Shumë urime. Shkaku yt e kemi shikuar Big Brotherin”, ka qenë reagimi i këngëtares.
Në vend të tretë u rendit aktori Laert Vasili dhe në vend të katërt Egli Tako.
Gjesti qëndroi plot 184 ditë në izolim, nga Big Brother i Kosovës në atë të Shqipërisë. /Telegrafi/

Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur