Deputetja më e re e Kuvendit të Kosovës, Sala Jashari nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila po asiston kryesuesin e seancës konstituive, Avni Deharin, ka shprehur pakënaqësi lidhur me mënyrën se si është udhëhequr seanca e sotme.
Përmes një reagimi, Jashari ka theksuar se kryesuesi Dehari ka devijuar nga skenari zyrtar i përgatitur nga Sekretaria e Kuvendit, duke vepruar jashtë rregullave që janë paraparë për këtë proces.
“Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari sot doli nga skenari, nga korniza që parashihet për një udhëheqës të kësaj seance. Devijimi nga ky skenar ndodhi që nga pika e parë, ku në vend që deputetët të ftoheshin për votim, ai thirri përfaqësuesit e partive politike për konsultime. Si kryesuese ndihmese e kësaj seance, sot pash shumë parregullsi, që nga fillim e deri tek mbyllja e vrazhdë e saj. Kjo pozitë, ani se e rastësishme për shkak të moshës, duhet të merret me shumë përgjegjësi!”, tha Jashari./Arbresh.info
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump
Ursula von der Leyen bisedë telefonike me presidentin e Liba...
Bodo/Glimt vazhdon me sukses ëndrrën evropiane – fiton binds...
Kampioni në fuqi nuk lejon befasi – PSG fiton betejën ...