Një person ka mbetur i vdekur si pasoj e të shtënave me armë zjarri në zonën e Pllanës në Lezhë, Shqipëri.
Sipas mediave atje, bëhet e ditur se viktima është Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit. Roan Brahimi i njohur dhe si Sidorel Prendi u vra më 9 maj 2024 në Athinë.
Roan Brahimi kishte konflikt me Ylli Ibrahimin, për shkak të një borxhi të pashlyer. Roan Brahimi u shpall në kërkim edhe për ngjarjen e ndodhur në 2021, ku u futën në ambientet e një lokali në Zejmen të armatosur, raporton abcnews.al
Në atë kohë në kërkim u shpallën edhe Ramazan Rraja, dhe Alesio Dobrozi. Ai po ashtu dyshohet se ka qenë i përfshirë në atentatin ndaj Brilant Martinaj, kushëriri i Ervis Martinajt. Ky i fundit rezulton i zhdukur prej muajit gusht të vitit 2022 dhe ende nuk ka informacion mbi fatin e tij.
Bashkë me Brilant Martinaj humbën jetën dhe dy miqtë e tij, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata, të cilët u ekzekutuan egërsisht. Ngjarja kriminale ndodhi më 17 korrik në 2022 në mbikalimin e Fushë-Krujës./ abcnews.al
Spanja konfirmon një rast të ri me hantavirus
”Sot në Mitrovicë e Ferizaj”, Pacolli njofton vazhdimin e ak...
Dembélé qetëson tifozët: Po, më 30 maj do të jem në fushë
“Familja e tij ishin mbështetës të Rugovës”, Haradinaj preza...
Talenti i ri, Pitarch pritet të jetë pjesë e rëndësishme e R...
Djali i Jakup Krasniqit shijon kafen e mëngjesit me vëllanë ...