Drejtori për Punë dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Prizrenit, Rasim Demiri, ka dhënë dorëheqje nga posti që mbante, meqë gjatë ditës së sotme do të japë betimin si deputet i Kuvendit të Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Demiri përmes një njoftimi publik, ku ka theksuar se ky hap është ndërmarrë për t’u përkushtuar plotësisht rolit të ri në legjislativ.
“Në emër të Partisë Demokratike të Boshnjakëve – Koalicioni Vakat, si dhe personalisht, shpreh mirënjohjen e sinqertë për kryetarin e Komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj, për bashkëpunimin e hapur, korrekt dhe konstruktiv. Besoj se edhe në të ardhmen, megjithëse në role të ndryshme, do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të mirën e të gjithë qytetarëve të Komunës së Prizrenit, me vëmendje të veçantë ndaj komunitetit boshnjak. Gjithashtu, ju njoftoj se në ditët në vijim, në marrëveshje me kryetarin Totaj, do të propozojmë emrin e ri të drejtorit të Drejtoratit për Punë dhe Mirëqenie Sociale, në mënyrë që të sigurohet vazhdimësia në punë dhe vijimi i projekteve të nisura”, tha ai.
Demiri ka falënderuar ekipin dhe bashkëpunëtorët vendorë e ndërkombëtarë për punën e përbashkët gjatë mandatit të tij si drejtor komunal./Arbresh.info
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...