ZRrE del me njoftim zyrtar: Rryma shtrenjtohet për 16%

13:34 | 11 Prill 2025
K.B

Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë ka njoftuar edhe zyrtarisht se është marrë vendimi për shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike.

Në njoftimin e tyre për media thuhet se rritja do të jetë 16%.

“Rritja mesatare e tarifave për të gjitha kategoritë e konsumatorëve bazuar në të Hyrat e Lejuara Maksimale është rreth 16%”, thuhet në njoftimin nga ZRrE, shkruan Arbresh.info

Ky vendim erdhi pas mbledhjes së sotme të Bordi të Zyrës së Rregullatorit për Energji,

Aty u miratuan të Hyrat e Lejuara Maksimale për operatorët e licencuar, si në vijim:

– Kërkesa/propozimi fillestar i KOSTT-it për të Hyrat e Lejuara Maksimale për OST/OT – ka qene 101.878 mil€ ndërsa ZRRE i ka aprovuar këto të hyra në vlerën prej 88.198 mil€;

– Kërkesa/propozimi fillestar i KEDS-it për të Hyrat e Lejuara Maksimale për OSSH ka qenë 214.45 mil€ ndërsa ZRRE i ka aprovuar këto të hyra në vlerën prej 180.653 mil€;

– Kërkesa/propozimi fillestar i KESCO-s për të Hyrat e Lejuara Maksimale për FSHU ka qene 447.626 mil€ ndërsa ZRRE i ka aprovuar këto të hyra në vlerën prej 435.626 mil€, ku përfshihen operatorët e licencuar OSSH dhe OST/OT.

Ndryshe, sot në Prishtinë u zhvillua një protestë kundër shtrenjtimit të rrymës.

LEXO EDHE:

“Duam rritje pagash, jo rritje faturash”, nis protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

Të ngjashme