Federata e Futbollit e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit përmes të cilit do të bëhet organizimi i Ligës së Shkollave në futboll.
Memorandumi është nënshkruar nga presidenti Agim Ademi dhe kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, përcjell Arbresh.info.
Ky projekt i rëndësishëm ka për synim promovimin e sportit dhe zhvillimin e talenteve të reja në mesin e të rinjve.
Ky projekt do të implementohet nga organizata “Prishtina Tournament” dhe do të përfshijë 44 shkolla fillore të ulëta dhe 13 shkolla të mesme të Komunës së Prishtinës.
Në këtë iniciativë janë të përfshira edhe Drejtoria e Arsimit, Drejtoria e Sportit si dhe Shoqata e Sporteve Shkollore në Prishtinë, të cilat do të kenë rol kyç në realizimin dhe mbikëqyrjen e kësaj lige.
Ky memorandum paraqet një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të aktiviteteve sportive në shkolla dhe përforcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional për zhvillimin e brezave të rinj përmes sportit më të dashur – futbollit./Arbresh.info
Sa fituan klubet nga Champions League? PSG kryeson listën e ...
NASA: Shpërthimi i meteorit mbi SHBA ishte sa 300 tonë TNT
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve
Kurti për raportet me Ramën: Marrëdhënie të mira, por dallim...
Rastet me fruth, mobilizohen prindërit, rreth 800 fëmijë të ...
Shqipëria për herë të parë do të ketë ligj për Inteligjencën...