Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërcënuar përsëri se do ta përdorë forcën ushtarake, nëse Irani nuk pajtohet për t’i dhënë fund programit të vet bërthamor dhe theksoi se Izraeli do të jetë “lider” i çfarëdo sulmi të mundshëm.
Trump tha për gazetarët në Shtëpinë e Bardhe se, “nëse është e nevojshme”, Shtetet e Bashkuara do ta përdorin forcën ushtarake “patjetër”.
Ai e tha këtë pasi u pyet për bisedimet mes zyrtarëve amerikanë dhe atyre iranianë që do të zhvillohen këtë fundjavë në Oman.
“Ne kemi kohë”, tha Trump, duke shtuar se nuk ka ndonjë afat të përcaktuar për përfundimin e bisedimeve SHBA-Iran.
“Kur nisni bisedimet, e kuptoni nëse po ecin mirë apo jo. Dhe, unë do të thosha që përfundimi do të vijë kur të mendoj se ato nuk po ecin mirë. Pra, është thjesht një ndjesi”, tha Trump./abcnews.al
Polonia dhe Italia nuk do t’i bashkohen Bordit të Paqes
Trump i thotë Netanyahut se bisedimet bërthamore me Iranin d...
Meksika dhe SHBA-ja “operacion të koordinuar” në Paqësor, se...
Moti sot me shi në Shqipëri
Në Speciale vazhdon seanca me deklaratat e mbrojtjes
Sot mblidhet AAK-ja, në rend dite shpallja e zgjedhjeve të b...