Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas lirimit të dy serbëve të cilët u arrestuan ditë më parë në Prizren.
Me anë të një postimi në Facebook, Haxhiu tha se lirimi i tyre është vërtetë shqetësuese pavarësisht provave të bollshme për t’i dërguar në paraburgim dhe në hetim të mëtutjeshëm, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Në grupin 12 serbëve të arrestuar në Prizren, kishte persona aktivë të shërbimeve të sigurisë serbe. Të arrestuarit në Gjakovë e Prizren kishin lidhje të forta edhe me organizatorët dhe pjesëmarrësit e sulmit në Banjskë. Në Prizren 10 prej 12 u liruan që atë ditë sepse nuk kishte kërkesë për paraburgim, ndërkohë sot qenkan liruar edhe dy. Pra, pavarësisht provave të bollshme për t’i dërguar në paraburgim dhe hetim të mëtutjeshëm.
Është vërtetë shqetësuese lehtësia e lirimit të këtyre personave dhe hudhja poshtë e aksioneve policore dhe institucioneve tjera të sigurisë të cilët kapën me fakte e dëshmi këto dy grupe.
Po harxhojnë aq shumë resurse e kohë institucionet e sigurisë si dhe po rrezikohen punonjësit e këtyre, e në fund të arrestuarit lirohen?!
Nuk di cila forcë tjetër i ka liruar këta persona sepse siç duket qartë foca e ligjit dhe e drejtësisë këtu nuk ka pasur peshë.
LEXO EDHE:
Lirohen dy serbët që u arrestuan në Prizren, pasi ishin prezantuar rrejshëm si pjesëtarë të MUP-it
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...