Szczesny nuk e ka problem konkurrencën me Ter Stegenin

09:44 | 8 Prill 2025
D.H

Wojciech Szczesny është rikthyer nga pensionimi për ta ndihmuar klubin e Barcelonës e cila kishte nevojë për një portier pas lëndimit të Ter Stegenit.

Në prag të rikthimit të portierit gjerman, polaku ka dhënë një intervistë duke theksuar se nuk e ka problem rikthimin e gjermanit, shkruan Arbresh.info.

Ai thekson se këtu ka ardhur vetëm për ta zëvendësuar atë.

“Kam ardhur te Barça për të zëvendësuar Ter Stegen dhe nuk do të kisha asnjë problem nëse ai do të kthehej dhe do të zinte vendin e tij”, tha ai.

Polaku vlerëson se gjithçka është një vendim i trajnerit Flick.

“Nëse trajneri vendos në një moment që kapiteni duhet të kthehet dhe të marrë përsipër portën, për mua është krejtësisht normale”, u shpreh Szczesny.

34-vjeçari ka luajtur 20 ndeshje në të gjitha kompeticionet këtë sezon ku 10 herë ka mbajtur portën e paprekur./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale