Ndërsa na ndajnë edhe disa javë nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit në Shqipëri, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka informuar qytetarët që jetojnë jashtë Shqipërisë mbi afatet për fletët e votimit.
Në një postim në rrjetin social Facebook, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka bërë me dije se fletët e votimit për zgjedhjet e 11 majit, do të mbërrijnë në Europë nga datat 15 deri më 22 prill, ndërsa në kontinentet e tjera do të mbërrijnë nga data 15 prill deri më 25 prill.
Celibashi sqaron se pasi të merren fletët e votimit, qytetarët do duhet ta dërgojnë në KQZ brenda 3 ditësh.
Celibashi thekson se procesi nuk ka asnjë kosto, pasi kostoja e postës mbulohet nga KQZ.
“Fleta e Votimit do të vijë tek ju! Lexojeni dhe Shpërndajeni – PËR ZGJEDHËSIT JASHTË VENDIT
Fletët e votimit do të mbërrijnë:
Në Europë: nga data 15 deri më 22 prill
Në kontinentet e tjera: nga data 15 deri më 25 prill
Pasi ta merrni, dërgojeni fletën e votimit në KQZ brenda 3 ditëve nga momenti i marrjes! Nuk do të shpenzoni asgjë – Posta paguhet nga KQZ”, shkruan Celibashi./rtsh.al/
Vit i jashtëzakonshëm për Dion Gallapenin, vlera e tij në tr...
Të kamufluar në një qese, parandalohet futja e dy telefonave...
Kurti në drekë pune me Ulutas, shpreh gatishmërinë dhe vulln...
Pamje nga tërmeti 7.6 ballë që shkundi Japoninë
LDK prezanton listën me 30 kandidatët për pesë degët e Prish...
Ramos konfirmoi largimin e tij nga Monterrey, do të jetë loj...