Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën magjistrale Ferizaj–Gjilan, në udhëkryqin që të dërgon në fshatin Mirosalë.
Lajmin për Arbresh.indo e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili tha se në aksident janë përfshirë tri vetura.
Veseli bëri të ditur se njëri nga të lënduarit është dërguar në QKUK.
“Ju informojmë se më datë 06.04.2025, rreth orës 17:15, në rrugën magjistrale Ferizaj–Gjilan, në udhëkryqin që të dërgon në fshatin Mirosalë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë tri vetura me targa vendore. Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Njëri prej tyre është transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK në Prishtinë.”, tha ai.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetimeve të aksidenteve, të cilat kanë kryer ekzaminimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së shkaqeve të aksidentit. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.”, tha mes të tjerash Veseli./Arbresh.info/
Hamza: Qytetarët kanë nevojë për zgjidhje serioze, jo për pë...
Evakuim masiv në Pforzheim: Rreth 30 mijë banorë largohen pa...
“Jemi me ju”, Kosova dhe Shqipëria mbështesin protestën stud...
Izraeli përgatitet për rifillimin e sulmeve ndaj Iranit
Man United mposht Nottingham-in, siguron Champions-in
Nagavci pas takimeve me bashkatdhetarët: Rrugës për në Gjako...